Grupi opozitar sot lëshoi seancën e kuvendit komunal, për arsyetim pasi në sallë nuk ishin të pranishëm Kryetari i komunës bashkë me stafin e tij.
Pas një konsultimi ata morën vendim që mos të marin pjesë pa prezencën e tyre, ku dhe përmes një komunikate për media ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan.
Komunikata e plotë:
Në mbledhjen e fundvitit të Kuvendit Komunal, i pari i ekzekutivit me drejtorët e tij, e panë më të arsyeshme të hanë mëngjesin së bashku në një kafene të qytetit, sesa t’i përgjigjen përfaqësuesve të qytetarëve të Gjilanit. Kjo sjellje e tyre, përveç se është e papranueshme, tregon shumë për frikën që ata kanë të përballen me kritikat mbi të vërtetën, kritikat për mospunën e tyre gjatë këtij viti.
Por, nuk kanë ku të shkojnë!
Që nga fillimi i vitit të ardhshëm, do t’i mbajmë përgjegjës për katrahurën që e kanë shkaktuar në komunën tonë. Për keqardhje që gjilanasit humbën dy vite me këtë qeverisje komunale, e mesa duket do të jetë mandat i humbur për Gjilanin.
Grupi i Këshilltarëve të Kuvendit Komunal i LDK-së, Gjilan