Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore.
“Kujtojmë se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110€, e ndarë në dy pjesë: +55€ nga janari 2025 dhe +55€ nga korriku 2025. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.