Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot ka ekzekutuar pagat me rritje prej 55 euro për 84 mijë e 230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore.
Sipas njoftimit të ministrisë, kjo është faza e rritjes vjetore prej 110€ e ndarë në muajin janar dhe korrik 2025.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore. Kujtojmë se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110€, e ndarë në dy pjesë: +55€ nga janari 2025 +55€ nga korriku 2025. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.