Të nderuar vendas të mi të dashur nga Malësia e Bujanocit,Luginasit e mi nga Lugina që jetojn në Gjilan,dhe të gjithë ju qytetar të Gjilanit të cilët më keni përkrahur në zgjedhjet e fundit lokale në Gjilan, duke qenë mirënjohës dhe falënderues për përkrahjen e madhe që vazhdimisht më keni dhënë, më keni nderuar e njëherit më keni obliguar të jemi i përgjegjshëm në veprimet e mija politike dhe njerëzore, e ndjej obligim moral të iu sqaroj çdo gjë që ka të bëjë me veprimet politike për të cilat më keni përkrahur, dhe më keni motivuar vazhdimisht.
Unë Elbasan Mefail Shabani, jam i lindur dhe i rritur në një familje të nderuar të Malësisë së Bujanocit. Ne familjarisht nuk njihemi si njerëz që bëjnë mashtrime dhe keqpërdorime, jemi faqebardhë përpara çdo veprimi, përpara çdo personi në jetë. Nuk fshehemi duke iu shmangur takimit ball për ball me njerëz, sepse nuk i kemi borgj askujt, si dhe qëndrojm faqebardh për vlerat njerëzore familjare që kemi. Rrespekti dhe lidhja e madhe me miq e dashamirë, është një vlerë tjetër e madhe që na nderon si familje. Prandaj, kam shumë arsye të sqarohem publikisht lidhur me pozitën time aktuale si aktivist i Malësisë së Bujanocit deri tani në kuadër të Lëvizjes Qytetare Vatra, brenda së cilës jam aktivizuar për ti shërbyer interesave të përgjithshme të komunitetit tonë luginas në Gjilan.
Siç edhe keni mundur të e lexoni në llogarine time zyrtare në fb, unë publikisht kam deklaruar për shkeljen e marrëveshjes nga ana e te ashtuquajturit kryetar dhe bartësit të listës së LQV-së, Kushtrim Kadriut, i cili ka pasur për obligim sipas marrëveshjes tonë të brendshme të të ashtuquajturës kryesi, të largohet nga pozita e këshilltarit komunal dhe atë pozitë të ia liron kandidatit më të votuar pas bartësit të listës, por që ai nuk iu përmbajt marrëveshjes të ashtuquajturës kryesisë, prandaj dhe isha i detyruar publikisht të sqarohem përpara juve përkrahsve të mi, të cilët keni qenë të njoftuar për marrëveshjen dhe vazhdimisht keni kërkuar sqarim nga unë se përse u bënë më shumë se 6 muaj dhe ende nuk je në pozitën e premtuar. Ajo çfarë ndodhi ështē absurditet në vetvete, sepse i ashtuquajturi kryetar i LQV-se më paska ngritur padi përse kam shprehur publikisht paknaqësin time për mos rrespektim të marrëveshjes nga ana e tij, dhe përmes padive absurde mundohet të e shtyp fjalën e lirë publike të garantuar me ligje vendore (kushtetuta e Kosovës neni10) e atyre ndërkombëtare (Neni 19 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga viti 1948) mundohet të e shtyp mendimin ndryshe, mendimin e pavarrur, lirinë e shprehjes dhe debatin e hapur, e kjo do të thotë shumë për ata që nuk e kanë njohur deri sot, si dhe argumenton edhe më shumë fjalët e mia.
Nuk më shqetson aspak fakti që dikush në forma absurde, pa asnjë bazë ligjore të ngrit padi, sepse padi të tilla nuk na ndalojn nga e drejta për të shprehur paknaqësin tonë në forma demokratike dhe mjete ligjore, e ata që mundohen të e shtypin mendimin e lirë, fjalën e lirë, do ta shohin në gjykatë se çfarë përgjigje do të marrin nga drejtësia.
Personalisht dhe si familje asnjëherë nuk kemi sjellur situata të tilla kur dikë e padisim për hiç gjë, e as të paditemi për hiç gjë, por siç kanë thënë të parët tanë, sa rron edhe mëson. Ne do ti ndjekim rrugët ligjore për ta mbrojtur të vërtetën dhe besojm në drejtësinë e vendit tonë.
Arsya e ngritjes së padisë nga ana e tij ndoshta iu ka shqetsuar juve miq të mi, prandaj për të iu larguar gjitha dyshimet e pash të arsyshme të e spjegoj situatën për ju. Nuk dua ti mbetem borgj asnjë votuesi, asnjë miku e përkrahësi, duke qenë gjithmonë korrekt dhe falënderues. Jam i pastërt si loti dhe kjo do të vërtetohet nga vetë drejtësia në vendin tonë.
Sa i përket pozitës time brenda LQV-së, së shpejti do të iu njoftoj për veprimet dhe vendimet e mija të mëtutjeshme.
Elbasan Shabani aktivist i Malësisë së Bujanocit deri tani në kuadër të Lëvizjes Qytetare Vatra.