Elektrostublla L.L.C prezanton Kosovën në “Future Industry Minds 2026” në Gjermani, duke zgjeruar partneritetet strategjike në Evropë
Kompania kosovare Elektrostublla L.L.C po merr pjesë në eventin ndërkombëtar “Future Industry Minds 2026” në Gjermani, një nga platformat më të rëndësishme evropiane që bashkon liderë të industrisë, energjisë, teknologjisë dhe inovacionit.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje të nivelit të lartë përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e kompanisë drejt zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe forcimit të prezencës së saj në tregun evropian.
Gjatë zhvillimit të eventit, përfaqësuesit e Elektrostublla janë duke realizuar takime strategjike dhe networking me kompani dhe partnerë ndërkombëtarë në sektorë kyç si:
Energjia dhe dekarbonizimi
Infrastruktura elektroenergjetike
Smart Industry & Artificial Intelligence (AI)
Facility Management
Supply Chain & Logistics
Përmes këtij prezantimi ndërkombëtar, Elektrostublla konfirmon përkushtimin e saj për inovacion, zhvillim të qëndrueshëm dhe krijimin e partneriteteve afatgjata me kompani lider në Evropë.
Kompania vazhdon të ndërtojë reputacionin e saj si një ndër emrat profesionalë dhe të besueshëm nga Kosova në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës moderne, duke sjellë një vizion të qartë për transformim industrial, teknologjik dhe integrim në tregjet evropiane./Radio Star/

