Me rastin e 42-vjetorit të rënies në altarin e lirisë të veprimtarëve të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, si dhe shënimit të edicionit të 35-të të “Flakës së Janarit”, vizituam Kazermën e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Gjilan.
Me këtë rast, u mirëpritëm nga Komanda e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së, në krye me komandantin nënkolonel Arben Avdyli, i cili na informoi nga afër për punën, misionin dhe angazhimin profesional të këtij regjimenti në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe mbrojtjes së Republikës së Kosovës.










