Restoranti i njohur “Eltoni” në Livoç të Gjilanit ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, duke festuar një rrugëtim të mbushur me përkushtim, sfida dhe suksese.
Që nga 17 marsi i vitit 2005, ky emër është bërë sinonim i cilësisë dhe mikpritjes, duke krijuar një ambient ku çdo klient ndihet si në shtëpinë e tij.
Në këtë përvjetor të veçantë, pronari i restorantit, Naim Biqkaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj stafit, klientëve besnikë dhe komunitetit që ka qenë pjesë e kësaj historie suksesi.
Një falënderim i veçantë i është dedikuar Enver Agajt, i cili ka qëndruar pranë restorantit që nga dita e parë e hapjes. Në shenjë vlerësimi dhe respekti, kjo festë është kurorëzuar me një iftar të posaçëm për gjithë komunitetin e Livoçit.
Postimi i Naim Biqkaj:
Nga 17 Marsi i 2005, restoranti ynë ka ndërtuar një histori të pasur suksesi dhe përkushtimi ndaj cilësisë dhe respektit për çdo njeri që kalon pragun tonë. Ky është një udhëtim i shoqëruar me sfida, arritje dhe, mbi të gjitha, me dashuri për atë që bëjmë dhe për ata që na mbështesin. Çdo ditë, ne i jemi mirënjohës për mundësinë që kemi për të shërbyer, për të sjellë ndjesi të reja shije dhe për të krijuar një atmosferë ku çdo klient ndihet si në shtëpinë e tij.
Në këto 20 vjet, ne e kemi ndarë suksesin me ata që janë pjesë e jetës sonë – stafin tonë të përkushtuar dhe të ndershëm, që çdo ditë punojnë me zemër për të ofruar shërbimin më të mirë.
Në veçanti, dua ta falënderoj punëtorin tonë Enver Agaj, i cili që nga dita e parë e hapjes e deri më sot për 20 vite punoi me shumë përkushtim dhe besnikëri.
Po ashtu, mbështetja e jashtëzakonshme nga familja jonë, që gjithmonë ka qenë burim i forcës dhe udhëzimit, duke na ndihmuar të tejkalojmë çdo vështirësi dhe të kremtojmë çdo sukses.
Çdo klient që ka hyrë në restorantin tonë është ndjerë i nderuar dhe i mirëpritur.
Ndërkohë që festojmë këtë 20-vjetor, ne mbetemi të thjeshtë dhe të mirënjohur për çdo hap që kemi bërë deri tani. Modestia dhe përkushtimi ndaj cilësisë kanë qenë gjithmonë parimet që na kanë udhëhequr, dhe ne vazhdojmë të punojmë për të ofruar më të mirën për klientët tanë dhe për ata që janë pjesë e kësaj historie.
Sonte një iftar në shenjë falënderimi ndaj gjithë Livoçit, familjes tonë të dytë.
Faleminderit Livoçi, Gjilani e Anamorava!
FALEMINDERIT TË GJITHËVE!