Kjo është pamja që pret qytetarët në hyrje të Emergjencës së Spitalit të Gjilanit. Një dysheme e shkatërruar, e lënë pas dore prej vitesh, tregon më shumë se çdo raport zyrtar për gjendjen reale të këtij institucioni.
Emergjenca është dera e parë ku qytetari kërkon ndihmë në momente kritike – por në Gjilan, ajo derë e parë është edhe dëshmia më e fortë e neglizhencës, keqmenaxhimit dhe politizimit të skajshëm. Ky dikaster, që duhej të ishte shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit, është kthyer në fushë eksperimenti për emërime partiake dhe drejtime nga lart-poshtë, ku prioritet nuk janë pacientët, por interesat politike.
Shëndetësia nuk mund të riparohet me propagandë. Nevojitet vullnet i sinqertë, profesionalizëm dhe menaxhim i drejtë – jo “kozmetikë” dhe fasadë për të fshehur realitetin./Radio Star/