Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur zyrtarisht në pranimin e detyrës, zëvendësministren e MKRS-së, Leonora Morina Bunjaku, me të cilën diskutoi për detyrat e përbashkëta që pritet të realizohen në të ardhmen.
Ministri Gashi e uroi zëvendësministren Morina-Bunjaku për marrjen e detyrës duke i dëshiruar suksese në pozitën e re. Ai i shprehu përkushtimin gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me qëllim të realizimit të planeve dhe objektivave të MKRS-së.
Nga ana tjetër, zëvendësministrja Morina-Bunjaku e falënderoi ministrin për pritjen dhe për ofrimin e gatishmërisë. Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht që bashkërisht të punohet në avancimin edhe më tutje të rinisë së vendit.