Sport Club Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Endri Reçi për të qenë “kuqebardh”.
Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026.
24 vjeçari vjen nga radhët e Teutës në Kategorinë Superiore në Shqipëri, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa e Kavajës, Pogradeci dhe Dinamo.
Reçi është një përforcim për repartin e mbrojtjes, si futbollist që mund të luajë edhe në pozitat e krahut.
Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit.