Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka rrëfyer momentet kur babai i tij, u nis për në Hagë atje ku po mbahet në paraburgim.
Fillimisht, Thaçi në këtë intervistë ka thënë se nuk do të dëshironte të flasë shumë rreth ditës së arrestimit.
“Nuk kisha dashtë me folë shumë për ditën e arrestimit, sepse është festa e pavarësisë dhe pa ushtarët e UÇK-së, të lirisë, nuk do të kishim as pavarësi.” – tha ai.
Megjithatë, djali i ish-presidentit ka rrëfyer se po atë ditë, Hashim Thaçi e ka përqafoi shumë dhe i tha se “ky ëshë çmimi i radhës që duhet paguar për liri e pavarësi”.
“Ditën e arrestimit, më ka përqafu shumë dhe më ka thënë se ky është vetëm një çmim i radhës që duhet ta paguajmë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.” – ka thënë ai.
Në fund, ai shton se babai i tij, ka vetëbesim të lartë se kjo do të përfundojë mirë.
“Është përshëndet me ne, është përqafuar me ne, ka qenë shumë i qetë, ka shkuar me buzëqeshje, ne kemi qenë të emocionuar, ai ka qenë shumë i fortë. Ka qenë me vetbesim të lartë, kjo do të përfundojë mirë. Drejtësia do të triumfojë në luftën e UÇK-së, siç ka triumfuar çdo herë.” – ka thënë Endrit Thaçi.