Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi me nënën e tij, Lumnie Thaçi.
Në përshkrimin e fotografisë, Endriti tregon se pak kohë më parë kanë vizituar edhe ish-presidentin Thaçi në Hagë.
“Me nanën këto ditë të fundit të verës. Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsëri, në Kosovën që aq shumë e don.”, ka shkruar ai në Instastory.
Ndryshe, ish-presidenti Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.
Ai akuzohet për krime që dyshohet se janë kryer në luftën për pavarësi të fundit të viteve 1990, përfshirë vrasje dhe tortura.