Arbër Ismajli ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Enes Ajetit.
Në telegramin e tij, ai e ka vlerësuar Enesin si një djalë të jashtëzakonshëm të qytetit, familjar të përkushtuar dhe bankier profesionist që me ndershmëri e profesionalizëm i shërbeu qytetarëve për vite me radhë.
Ismajli ka theksuar se kjo është një humbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë Gjilanin.
Telegram ngushëllimi:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Enes Ajetit. Një djalë i jashtëzakonshëm i qytetit tonë, një familjar i përkushtuar dhe një bankier profesionist që me ndershmëri e profesionalizëm u shërbeu qytetarëve ndër vitesh. Humbja e tij është e madhe për familjen, shoqërinë dhe mbarë qytetin tonë. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërsa shpirti i tij u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes Ajeti, shokëve, miqve e dashamirëve.