Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Enis Asani.
Klubi ka arritur marrëveshjen me FC Thun nga Zvicra për huazimin e futbollistit Asani me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25.
20 vjeçari, i cili luan në pozitën e mesfushorit të qendrës vjen në qytetin e tij të origjinës, derisa është mirëpritur tejet ngrohtë nga pjesa tjetër e ekipit.
Asani është rritur dhe zhvilluar te skuadra zviceriane FC Thun, duke debutuar edhe si futbollist profesionist në skuadrën e parë.
Futbollisti i është bashkuar ekipit dhe është i gatshëm të ndihmoj për pjesën e dytë të kampionatit në objektivat të cilat i ka vënë klubi.