Ditën e diel në Kosovë do të zhvillohet derbi mes Gjilanit dhe Dritës, një nga më të zjarrtit e Superligës kosovare. Për këtë takim foli edhe mesfushori shkodran, Ansi Nika, i cili së fundmi u transferua te Gjilani. Për 28-vjeçarin, Gjilani-Drita është një nga derbit më të fortë në Ballkan. Nika ka mbetur i mahnitur nga organizimi i tifozëve të të dyja skuadrave dhe i shikon më entuziast se ata në futbollin shqiptar.
Drita-Gjilani është derbi më i zjarrtë në Kosovë dhe nga më të fortën në Ballkan. Në qytetin e Gjilanit atmosfera është e jashtëzakonshme. Tifozët janë të organizuar shumë mirë. Shpresoj të bëhet një derbi i luftuar dhe ta fitojë më i miri.
Për ne është një ndeshje shumë e veçantë. Ne si klub i Gjilanit për këtë ndeshje kemi një motiv të vetëm, të marrim 3 pikët dhe të vazhdojmë përpara.. Shpresoj të japim maksimumin dhe të arrijmë qëllimi që është i vlefshëm si për objektivat e klubit si për tifozat e zjarrtë të Gjilanit. Unë kam luajtur në Shqipëri për shumë vite, por si këto tifoza shumë rrallë mund të gjesh”, u shpreh Nika për “Supersport”.