Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani z. Alban Hyseni është shprehur i gëzuar me fitoren e Shpejtim Bulliqit në Podujevë. Ai është shprehur se ndryshimi për pak muaj do të ndjehet në të gjithë Kosovën.
Ja postimi i tij i plotë;
6 tetori dhe 29 nëntori janë data të ndryshimit!
E para e nivelit qëndror, e dyta e nivelit lokal.
E përbashkëta është se subjekt shkarkimi është Agim Veliu, e me të edhe modeli e mendësia qeverisëse e PLDAK! Ky ndryshim do të ndjehet në gjithë Kosovën e në dy nivelet dhe atë për pak muaj!