Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Hoxhajn në këtë vizitë e shoqëroi edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
“Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi”, shkroi Hoxhaj në Facebook, transmeton “Veriu.info”.
Postimi i plotë
Sot, takuam shokët tanë në Hagë!
Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së.