By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Erblin Hoxha, fitues i “Fest Flakës 2024”
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Erblin Hoxha, fitues i “Fest Flakës 2024”

Përditësimi i fundit: January 31, 2024 8:27 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

​

- Advertisement -

Solisti nga Prizreni, Erblin Hoxha është fitues i Festivalit Muzikor “Fest Flaka”, pasi që mjeshtri të rrallë ka interpretuar këngën “Unë ty të kam dashtë”. Çmimin e dytë e mori solisti gjilanas Adnan Leka – “Çohuni djema”, derisa çmimin e tretë e fitoi Urata Gashi – “Baresha”. Në përzgjedhjen e më të mirëve të festivalit është angazhuar juria profesionale në përbërje: Lule Elezi, pianiste, Shpresa Gashi, soprano dhe Rreze Kryeziu – Breznica, muzikologe.

“Kënga për Rexhep Malën e Nuhi Berishën” e kënduar nga Xhentian Jetishi, e ka hapur Festivalin “Fest Flaka” që organizohet në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” e atë zyrtarisht e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili me këtë rast ka theksuar se përmes “Flakës së Janarit” nderohen heronjtë e rënë dhe se të frymëzuar me veprat e tyre në edicionin e 33-të po japim kontributin tonë si shoqëri për brezat që do t’i lëmë pas nesh.

“Gjilani si qytet është plot me histori, ka shumë dëshmorë dhe nga ky qytet u bë shumë sakrificë, ndërkohë që ky gërshetim i të kaluarës dhe kulturës bëhet edhe më me vlerë përmes artistëve, andaj më lejoni të falënderojë orkestrën e mrekullueshme dhe të gjithë solistët e artistët, që i japin vlerë festivalit e qytetit”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

Ekipi punues i Festivalit, Burhan Azizi, aranzhues, drejtues artistik Flamur Bucaliu, skenografia – Fazli Berisha, menaxhere gjenerale Festivalit, Mediana Bislimi kanë bërë punë të mirë edhe falë Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri.

Në pjesën garuese janë paraqitur këta solistë: Jonit Ramadani – “Po shkon goca”, Teuta Statovci – “Kur më del në derë”, Arlind Demiri – “E kujtoj me mall”, Finesa Selimi – “Nënë moj”, Jon Kosumi – “Rrugët e mia”, Altina Halimi – “Një lule”, Berat Demiri – “Zbret shqiponja”, Artan Leka – “Çohuni djema”, “Florentina Abazi – “Mu njaty ke shtatë zymbyla”, Naser Beqiri – “Këndojnë pushkët nëpër kulla”, Urata Gashi – “Baresha”, Bled Ibrahimi, dhe Erblin Hoxha – “Unë ty moj të kam dashtë”. Në pjesën artistike janë paraqitur edhe Kori i Grave “Muzat” me këngën “Perëndeshë e bukurisë” nën dirigjimin e Albina Jakupit, Herolinda Bucaliu – Bajrami dhe Kori i Fëmijëve “E duam lumturinë” përcjellë nën dirigjim të Artan Jerliut dhe Murat Ismajli dhe Bekim Rexhepaj me klarinetë dhe vallja koreografike “Kolazh kosovar” me valltarët e AKV Gjilani të keorografit Qemajl Musliu.

Në këtë mbrëmje është shfaqur edhe një dokumentar për artistin e madh Nehat Ferati – Sneki, që ka ndërruar jetë muaj më parë.

“Flaka e Janarit 2024” vazhdon me Orën e Madhe Letrare dhe “Penën e Flakës”.

Arrestohet mërgimtari në Gjilan, e sulmoi një person pas një mosmarrëveshjeje
Dubova: Pensionistët e OKPIP në Gjilan, pa përkujdesje mjekësore!
Sfida e qeverisë përballë presionit ndërkombëtar për taksën 100 për qind
Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që të mos ndotin lumenjtë e përrockat
Kryeprokurori: Dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj kanë të kaluar kriminale
Artikulli i mëparshëm Lajçaku thotë se sulmi i Banjskës diskutohet në çdo takim, pret rezultate nga hetimet
Artikulli tjetër Vëllai i Thaçit: Avokatëve nuk ju vazhdua kontrata, shkak mungesa financiare

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.