Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vënë flakën me një shishe benzinë veturës së tij me targa të huaja.
Ai ka bërë të ditur se ka provuar ta shuajë zjarrin, por se vetura kishte pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia është aktualisht duke hetuar rastin.
Njoftimi nga raporti 24-orësh i policisë:
Ferizaj 01.01.2022 – 06:00. Viktima mashkull kosovare ka raportuar se person-a të panjohur qëllimisht me një shishe me benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja i cili kishte arrit ta shuaj zjarrin por në veturë iu kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.