Drita nuk ka arritur më shumë se tri pikë në pesë ndeshjet e para të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, raporton Insporti.com.
Rezultatet e kampionit në fuqi të Kosovës, i ka komentuar ish-mbrojtësi i këtij ekipi, Erdin Hashani për Sporti Total në KTV.
Hashani që tashmë punon si trajner te Dardana e Kamenicës, i ka goditur me këtë deklaratë ish-trajnerin Bekim Isufi dhe ish-drejtorin Fisnik Kërçeli që tashmë janë larguar nga klubi.
“Personat që kanë bërë transferime të Drita janë trajneri Bekim Isufi dhe drejtori sportiv Fisnik Kërçeli. Drejtori sportiv duhet t’i cek me emra se kush i ka ndërhyrë në ekip. Tek e fundit t’i transfeojë 10-të lojtarë dhe të thotë se i ka ndërhyrë dikush, nuk është në rregull. Nuk mendoj se drejtori sportiv është meritor për Dritën, por kryetari i klubit Valon Murseli pasi që ai i ka financat. Nëse i ke financat, është lehtë që të punohet”, deklaroi Erdin Hashani.