Christian Eriksen është deklaruar pas barazimit 2:2 mes Kosovës dhe Danimarkës.
Kosova dhe Danimarka kanë luajtur 2:2 në një ndeshje interesante futbolli në ‘Fadil Vokrri’.
Eriksen, që erdhi nga bankina për të shënuar nga penalltia, ka thënë se do ta paralajmërojë Anglinë se në Kosovë i pret punë e vështirë.
“Kosova është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur, do t’ju tregoj anglezeve që Kosova këtu është e rrezikshme dhe kualifikimi për Euro 2020 nuk do të jetë i lehtë”, deklaroi Eriksen.