Tashti është nëntëmbëdhjetëvjeçar dhe fuqishëm po marshon drejt majave të futbollit. Erion Avdija, futbollist me prejardhje nga Gjilani që luan në Gjermani, ndonëse luan në Gjermani ai në zemër e ka Kosovën, vendin e të parëve të tij dhe qysh i ri ai kishte veshur fanellën e përfaqësueses kosovare.
I lindur më 13 mars 2005 në Rosenheim, ai karrierën e ka filluar pikërisht në klubin e qytetit, për të kaluar më pas në 1860 München dhe ka qenë pjesë e Federatës së Futbollit Gjerman, mirëpo Erioni gjithnjë kishte patur dëshirë që të luajë për Kosovën dhe sapo iu dha mundësia, ai pa u hamendur fare vendosi që të luaj për Kosovën U17 dhe ishte kjo hera e parë që iu bashkua FFK-së.
Dhe kështu, në tetor të vitit 2021 ai është paraqitur për përfaqësuesen U17 kundër Austrisë, ndeshje të cilën kombëtarja e jonë e fitoi me rezultat 1:0, ndeshje kjo që është luajtur në Austri, në Vjenë.
Tashti kur luajti edhe për Kosovën U19, ai ia doli që të pret penaltinë dhe me paraqitjen e tij të shkëlqyeshme bëri që ekipi i ynë të shënojë fitore e pas kësaj ndeshje Avdija deklaroi se për të ishte një ndjenjë e veçantë ngase për herë të parë veshi fanellën e Kosovës U19 dhe beson se ekipi i ynë do t’ia arrijë që të kualifiokohet për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Irlandën e Veriut.
Tashti, ky portier i talentuar, ka dëshirë që shumë shpejtë të bëhet pjesë e përfaqësueses A në futboll dhe që të bëhet pjesë e ndonjë klubi më të madh në Bundesligë apo gjetiu, ngase me paraqitjet e tija ai e ka dëshmuar këtë./kryelajmi.com/.