VOGËLUSHJA NGA PRESHEVA ME KËNGËN E SAJ “KUQ E ZI”
Bukuroshja Erlisa Sadriu nga Presheva nxjerr këngën e saj të parë “Kuq e zi” dhe ate me video klipin e saj.
Zëri i saj i ëmbël mahniti të gjithë moshataret e saj dhe të gjithë dëgjuesit, sepse vërtetë përpos zërit të saj, zë bilbili, ajo ka edhe tekstin interesant me motive patriotike, shkruar nga Arta Haziri-Nuhiu.
Kjo vogëlushe është vajza e Koordinatorit të Universitetit Internacional të Novi Pazarit- Dega në Preshevë z. Kujtim Sadriut.
Kjo vogëlushe në të ardhmen premton shumë, dhe do të presim edhe këngë të tjera nga kjo këngëtare që me zërin e saj i befasoi të gjithë, sepse vërtetë ka bërë interpretimin e bukur si me zë po ashtu edhe videoklipin e saj të realizuar.