Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me datë 12.04.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 28-të të BKT Superligës dhe të xhiros së 21-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar, është inicuar procedurë disiplinore ndaj përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihut, drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberit e drejtorit sportiv të Drenicës, Taulant Dajakut, shkruan Gazeta Olle.
Sipas njoftimit të Federatës, të tre kanë akuzuar, dezinformuar dhe ofenduan organet e FFK-së
Vendimet e plota:
“Inicim disiplinor ndaj: Përfaqësuesit të lartë ligjor të FFK-së, Eroll Salihu. MOTIVI: Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirimeve televizive”.
“Inicim disiplinor ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirimeve televizive”.
“Inicim disiplinor ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. MOTIVI: Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive”, thuhet në njoftimin e FFK-së.