Emisari amerikan, Gabriel Escobar, është pyetur nga gazetarët për qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës dhe për cilësimet si “të pabalancuar”, shkruan Gazeta Express.
Escobar ka thënë se SHBA gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë çdo gjë në favor të Kosovës, duke filluar me përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës, përkrahjen për zgjedhje në veri, mbështetjen pas sulmit të 24 shtatorit, dhe ndihmesën për të marrë sistemin anti-tank “Javelin”,
Pasi ka numëruar këto, Escobar ka pyetur se si mund të jetë kjo qasje e pabalancuar.
Ai ka thënë se shpreson që edhe Qeveria e Kosovës të dëgjoëj brengat e SHBA-së dhe ka thënë se s’do të ishte shumë e vështirë meqë bëhet fjalë për qytetarë të Kosovës.
Çdo gjë që kemi bërë ka qenë në favor të Kosovës, ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë edhe brengat tona dhe besoj së nuk do të duhej të ishte e vështirë, sepse janë qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar pas takimit Esconbar.