Është kënaqësi të takosh kampionë. I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disciplina alpike të skijimit.
Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritet në PyeongChang, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë.
Falemnderit Albin! Falemnderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!