Një mërgimtar ka shpërthyer në lot gjatë një lidhje direkte.
I njëjti ka thënë se është shuma i pakënaqur me gjendjen në Kosovë, derisa ka apeluar te rinia që të përmbysin përgjegjësit për këtë gjendje.
“Unë jetoj në Gjermani, s’jetoj këtu. Paga e parë që e kam marrë ka qenë 1 mijë e 400 marka. Qe tri jam kemi ardh në Kosovë. Jam shumë i pakënaqur. S’po shoh rregullësi, s’po shoh punësim, s’po shoh drejtësi. Në Kosovë s’po më pëlqejnë rrenat, manipulimet, nënqmimet ndaj diasporës.
Edhe zhvillim s’ka, s’po ka bre motër zhvillim. Pse këta njerëz s’po punojnë për këtë popull? Unë s’po i kuptoj. Veç vendi jonë është shumë i pasur, por njerëzit e shkatërruan. Gjithë ato fabrika, shoktë e juaj studenta sot janë mbetë pa punë. Është mjerim. Njerëzit po detyrohen…shoktë e juaj me fakultet po detyrohen me dal me punu pastrues. Është marrë çka janë tu ba. Vetëdijsonu ju rinia, përmbysni këta përgjegjës se ua shkatërruan ardhmërinë e juaj”, ka thënë ai për ATV.