Deputeti Haxhi Avdyli ka komentuar “lajmet e ditës” në llogarinë e tij në Facebook.
Duke kritikuar paraqitjen e deputetes së PDK-së Ganimete Musliu në një tubim në diasporë, ku u kërkonte mërgimtarëve që të mos e përkrahin “Fondin e Sigurisë”, Avdyli shkoi shumë larg duke vendosur atë në një fjali së bashku me zyrtarë serbë që mohojnë shtetin e Kosovës.
Aterimi i një avioni ushtarak britanik në Kosovë është bërë temë edhe nga Avdyli.
Ai tha se ardhja e tij po “tmerron” Ana Brnabiqin, Aleksandar Vulinin dhe Ganimete Musliun.
Postimi i plotë:
Nga ngjarjet e ditës.
1.Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën.
2.ZELENSKI i vendosur të mos negocioj për paqe me Rusinë me asnje pëllëmb toke Ukrainase. E dikur këtu në kohë paqe negociohej nga disa liderë të shantazhuar për shkëmbim territoresh e, falje të komunave të Rankoviqit.
Fatmirësisht koha dhe njerzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta.
Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm.