Forca të EULEX-it kanë hyrë para pak minutash në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ende nuk dihet nëse aty ata do të kryejnë bastisje apo cila është arsyeja e pranisë së tyre në selinë e PDK-së.
Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk janë prononcuar ende për këtë zhvillim.
Ky zhvillim vjen pas konfirmimit të aktakuzës kundër ish-kreut të kësaj partie, Kadri Veseli, i cili tanimë ndodhet në Hagë.