Deputeti gjerman, Knut Fleckenstein, ka komentuar për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Knut, i cili gjithashtu është anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe raportues për Shqipërinë, ka thënë se Kosova meriton liberalizimin e vizave, transmeton gazetametro.net
Ai është shprehur se qytetarët e Kosovës e kanë merituar liberalizimin e vizave shumë më herët.
Jam shumë i bindur se populli i Kosovës e meriton liberalizimin e vizave. Ata e kanë merituar këtë edhe më herët. Ata kanë bërë atë që kemi kërkuar prej tyre dhe tash na takon neve që të jemi të besueshëm”, ka shtuar ai.
Në fund, eurdeputeti gjerman, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të shikoj zgjedhjet, por duhet të vazhdojë punën.
“Sigurisht që nuk mund të garantoj për secilin shtet të Bashkimit Evropian, por nuk duhet që gjithmonë t’i shikojmë sondazhet dhe zgjedhjet, ne duhet ta vazhdojmë punën tonë”.