Autoritetet evropiane së fundmi kanë legalizuar konsumimin e dy insekteve, ku përveç përdorimit të tyre në restorante kanë lejuar edhe shitjen e tyre ne markete.
Mesa duket, tashmë në meny-të e restoranteve evropiane nuk do të ketë më vetëm biftek, bërxolla dhe peshk, por tashmë u shtohen edhe gatimet me karkaleca dhe buburreca.
Në mëngjesin e 24 janarit Komisioni Evropian ka legalizuar përdorimin e insekteve për konsum. Agjencia Evropiane e Ushqimit ka deklaruar se shumë qytetarë mund ta shohin me skepticizëm vendimin, por që në vend që të mendojnë shijen, ata duhet të mendojnë për benefitet që do të kenë nga konsumi i tyre.
Si fillim Agjencia ka legalizuar vetëm 4 lloje insektesh për supermarketet në Evropë, ndërsa në restorante do të përdoren karkaleci i shtëpisë (Acheta domesticus) për konsumim si dhe krimbi i miellit (Alphitobius diaperinus).
Sipas Agjencisë Evropiane të Ushqimit këto janë insekte të cilat ofrojnë shumë benefite për trupin e njeriut dhe kanë përmbajtje të lartë proteinash.
/GazetaSinjali/