Banorët e fshatit Stubëll e Poshtëme, të Komunës së Vitisë, pyesin: -Jemi, apo nuk jemi në shekullin XXI…? Sikur nuk mjaftoj për të treguar shkallën e kulturës, vetëm me dëmtimin e dyerve e dritareve. A nuk mjaftoj me aq, por tani dhe demolim e grabitje, vjedhje edhe e drunjëve të qatisë (kulmit)!
Edhe at, të një objekëti…Vatër diturie, të quajtur…Shkollë…Pa komentuar fare ne po e tregojmë edukatën dhe kulturen tonë në prag të shenimit të gjashtëdhjet (60) vjetorit të legalizimit të punës së kësaj shkolle në fshatin Stubëll e Poshtme, Komuna e Vitisë.
Kështu ne jemi të pregaditur për t’u bër pjesë e Europës, thonë banorët e fshatit Stubëll e Poshtme?!
Pse shqipëtarët nuk turpërohen kur shkatrrojnë: Shkolla, fabrika, institucione ku shkatërrojnë ardhmërin …? – Ku është Akademia e Shkencave që bën pazare për teritore të Kosovës, thonë banorët e zemruar.
Shumë shkolla të vjetra u lanë në mëshiren e harreses! Sigurisht dikur do të kujtojmë e do të kthehen në jetë, apo do të mbesin vetëm si emër i kohës!
E dhimbëshme të shkatrrohen shkollat në këtë formë dhe mënyrë nga qytetar të pa përgjegjëshëm.
A thua ku i kemë institucionet tona Komunale e Qëndrore, pyesin banorët, ministrin e arsimit, si nuk iu vie turp të mos përkujdesen fare për kto objekte, dhe mos të marrin masa rreth ruajtjes së tyre, sepse të gjitha objektet e vjetra shkollore, janë ndërtuar me vetkontribut të qytetarëve.
Tani kur kemi institucionet, në vendë se të mbrohen objektet e tilla ato vjedhen demolohen e shkatrrohen nga përsona t’pa përgjegjshëm. Nga barbarët e kemi humbur të kaluarën. E kaluara duhet të ndërtoj të ardhmen.
Është e lehtë të fajsojmë të t’jerët, por e vështir të pranojmë fajin tonë. Dhe skena të tilla ,pamjesh, flasin më së miri ku jemi ne, çka meritojmë, dhe cka na ndalë nga kjo vrazhdësi e jona, le të gjykoj e ndëshkoj koha.
Vërtet për ne është mjerim dhe trishtim, se si mundë të ndodhin këto dukuri jo njerzore, e të shëmtuara në shek.XXI, thuhet në reagimin e banorëve Stubllas.
EVSB paraqet foton e objektit të shkollës së lart përmendur, dhe apelon tek institucionet lokale dhe ato qëndrore, që objektet e tilla të mbrohen me ligj, dhe të mbeten në shërbim të banorve të atyre fshatrave që kanë objekte të tilla shkollore, e që nuk janë të pakëta në numër, thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./GJILANI.INFO/