Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO-Consulting në bashkëpunim me TV Dukagjinin, në komunën e Prishtinës garën për kryetar komune e fiton kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 54.1% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 45.9%.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama do të jetë kryetar i Prishtinës edhe për katër vjet, sipas exit pollit të T7. Ai ka marrë 52.8%, sipas matjeve të këtij exit polli.
Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 47.2% të votave, sipas këtyre matjeve.










