Asamblisti Fadil Ademi, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, Selamin dhe Dushin, ka organizuar një aksion për rregullimin e shportave të mbeturinave në Parkun e lagjes Dardania.
Sipas Ademit, shportat kanë qenë të vendosura edhe më herët në këtë hapësirë publike, por me kalimin e kohës janë dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm.
Përmes këtij aktiviteti, ata kanë synuar që shportat të rikthehen në gjendje të mirë dhe të jenë sërish në shërbim të qytetarëve.
Në realizimin e këtij aksioni kanë kontribuar edhe kompanitë Mehuka, Metal Xoni dhe BITI COM, të cilat kanë ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre.
Ademi ka falënderuar kompanitë për kontributin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes ndaj hapësirave publike dhe të mos dëmtojnë inventarin e përbashkët.
Ai ka theksuar se ruajtja e ambientit dhe mirëmbajtja e hapësirave publike është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve.










