Asambleisti komunal Fadil Ademi ka vazhduar angazhimin e tij në mbështetje të institucioneve arsimore dhe nxënësve të Komunës së Gjilanit.
Në një vizitë të radhës në shkollë, Ademi u ka dhuruar kënaqësi nxënësve që kanë pasion futbollin, duke dëshmuar edhe një herë gatishmërinë e tij për të kontribuar në krijimin e mundësive dhe kushteve më të mira për të rinjtë.
Ky angazhim vjen si pjesë e një qasjeje të vazhdueshme të asambleistit Ademi, i cili përmes veprimeve konkrete synon të jetë pranë shkollave, nxënësve dhe komunitetit.
Nga institucioni arsimor është shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe kontributin e tij, duke vlerësuar gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar në të mirë të nxënësve.
Fadil Ademi ka paralajmëruar se angazhimi i tij do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synimin për të mbështetur iniciativa që i shërbejnë drejtpërdrejt komunitetit dhe gjeneratave të reja.









