SHFMU “Musa Zajmi” në Gjilan ka shprehur mirënjohjen për Fadil Ademin dhe Selami Nezirin, të cilët kanë kontribuar me një donacion në mbështetje të shkollës dhe nxënësve.
Donacioni përfshin një makinë për prerjen e barit, shkumsa, topa për nxënësit, si dhe ujë, mjete që do të shërbejnë për nevojat e shkollës dhe aktivitetet e nxënësve.
Në një falënderim të bërë në emër të kolektivit të shkollës, zëvendësdrejtori Gazmend Arifi ka vlerësuar kontributin e dy donatorëve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes nga komuniteti për institucionet arsimore.
“Kontributi dhe gatishmëria e njerëzve vullnetmirë për të mbështetur shkollën dhe nxënësit tanë janë tejet të vlefshme dhe përbëjnë një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit me komunitetin”, thuhet në falënderimin e SHFMU “Musa Zajmi”.
Nga shkolla kanë shprehur besimin se bashkëpunimi me njerëzit vullnetmirë dhe komunitetin do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të mirë të nxënësve dhe shkollës.
SHFMU “Musa Zajmi” ka falënderuar Ademin dhe Nezirin për bujarinë, përkushtimin dhe mbështetjen e treguar ndaj shkollës.










