Fahredin Hajdari, kandidat për asamble komunale nga radhët e LDK-së dega në Gjilan, ka prezantuar planin e tij për zhvillimin e Lagjes së 8-të, duke theksuar investimet konkrete që do të sjellin përmirësim të dukshëm në infrastrukturë, hapësira sportive dhe jetesën e përditshme të banorëve:
Investim në fushë sportive dhe park afër shkollës – krijimi i hapësirave të reja për rekreacion dhe sport, që do t’u shërbejnë nxënësve dhe gjithë komunitetit.
Investimi në infrastrukturë në secilën rrugë të lagjës – modernizim dhe përmirësim i rrugëve, ndriçimit dhe kushteve të lëvizjes për qytetarët.
Ndërtimi i aneksit të fushës së brendshme në hapësirën brenda shkollës – zgjerim i hapësirave sportive për aktivitete të ndryshme gjatë gjithë vitit.
Rishikimi i një zgjidhjeje në udhëkryqin në qarkore – lehtësim i qarkullimit dhe rritje e sigurisë në komunikacion.
Këto janë angazhime që synojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe më shumë mundësi për banorët e Lagjes së 8-të.