Prindërit e tij e lanë Kosovën në vitin 1951 dhe nga Gjilani u vendosën në Turqi.
Atëbotë, Fahretin Gulener ishte 5- vjeçar, por prindërit e tij tërë kohën i kishin folur për Kosovën e veçanërisht për vendin e lindjes së tij, Gjilanin.
Fahretin Gulenler gjithnjë kishte ëndërruar lirinë e Kosovës, njëjtë siç kishin ëndërruar prindërit e tij dhe tashti, kur në Kosovë po jetohet e frymohet lirshëm, Fahretini ka rikthyer shtetësinë e Kosovës dhe ka ardhur në vendlindjen e tij në Gjilan, jo vetëm për vizitë e çmallje me të afërmit e tij, por edhe për të votuar në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025.
Fahretin Gulener nis rrëfimin e tij se si kur kishte qenë i vogël, bashkë me familjen e tij, në vitin 1956 kishin emigruar dhunshëm në Turqi, vend në të cilin ai u rrit, u shkollua dhe arriti karrierën profesionale.
Tashti, siç rrëfen Gulener ai ka një fabrikë në të cilën ka 1300 të punësuar.
Kjo është hera e parë që ai voton në Kosovë, mirëpo ai gjithnjë kishte në mendje Kosovën, duke qenë edhe donatorë në shumë fusha, duke e ndihmuar Kosovën.
Ndryshe, Fahretin Gulener për katër vite ishte anëtar i Parlamentit të Turqisë, kur ishte zgjedhur në vitin 1998, kohë kur Kosova po kalonte ditët më të vështira të saj dhe kur Gulener me të madhe angazhohej për lirinë e saj. /kryelajmi.com/.