Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan si rezultat i bashkëpunimit me media dhe qytetarë dhe ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore, ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor në vlerë prej treqind (300) euro ndaj kundërvajtësit i cili me datën 18.04.2025 si pasojë e ngarkesës së pa sigurte në mjet ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacionin rrugor dhe ka vështirësuar qarkullimin e lirë të mjeteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë