Fashti Dobërçan banorët e të cilit njihet për vullnetarizëm, humanizëm aktivitete të njëpasnjishme ka ba që sot të njihet njëri ndër fshatrat më të pastra dhe më të organizuara në Kosovë.
Ibish Ibishi anëtar në kuvendin komunal thotë gjithë këtij angazhimi si dhe falë bashkëpunumit si me niveli qendror po ashtu edhe atij lokal sot Dobërçani po realizon projekte madhore dhe shumë të randsishme jo vetëm për banorët e këtij lokaliteti por edhe më gjerë.
Dje z. Fatmir Matoshi ministër në MMPH me bashkëpunëtor, poashtu prezent ishin edhe nënkryetari i komunënës Gjilanit z.Arbër Ismajli me bashkëpunëtorët e qverisë komunale, kryetari i Këshillit fshatit Nexhat Ibishi, aktivist e bashkëvendas të fshatit me ç’rast u bë edhe hapja zyrtare e punimeve të projektit të kanalizimit dhe shtratit të lumit vlera e të cilit kapë shumën 550.000€. Nuk është projekti i vetëm i cili filloi së realizuari sepse kemi edhe projektin e urës mbi lumin Morava, projektin e rregullimit të rrugëve Dobërçan Stublinë, si dhe rruga Dobërçan Pogragjë, zgjerimi i trotuarit, asfaltimin edhe të disa rrugëve brenda në fshat, gjitha këto projekte arrijnë vlerën afër 1.500.000 €.
Lirisht mun të thuhet se gjitha këto projekte kan fillu së realizuari ndërsa zgjerimi i trotuarit tani ma veq është i përfundum, për të cilin bashkëvendasit jan shumë mirënjohës sepse jan kriju kushte shumë ma t’mira dhe ma t’sigurta për qarkullim të lirë.
Krejt kjo është ba falë vullnetit, bashkëpunimit, angazhimit dhe komunikimit t’vazhdushëm me qeveri,me organet komunal, komunitetin, vullnetarizmit qytetar për angazhimin dhe kujdesin që kan tregu gjatë tanë kohës vite me radhë ndaj ambientit, dhe krejt kjo si shpërblim po na dhe po na kthehen në investime kapitale e që me projektin e fundit ky i kanalizimit dhe regullimit shtratit të lumit, po e përmbyllim këtë vit me afër 1.500.000€ investime të planifikuara për fshatin tonë dhe rethinë projekte me randësi shumë të madhe.
Personalisht dhe në emër të t’gjithve dua të falenderoj gjithë bashkëpuntorët, aktivistët, vullnetar’t e punës, Këshillin e fshatit, Shoqatën 17shkurti dhe gjothë kontributdhansit për angazhimin dhe bashkëpunimin që kem pasë deri më sot, në veqanti dua të falenderoj, z.Fatmir Matoshin ministër në MMPH, z.Rexhep Kadriun zv.ministër në MI, kryetarin e komunës z.Lutfi Hazirin me bashkëpuntorët e tij, drejtorin Muhamt Suliqi, z.Mumin Morina dhe gjitha organet që treguan gadishmëri, përkushtim dhe bashkpunim gjatë gjithë kohës…s’bashku gjithqka është e mundun.
Krejt në fund më mbetet vetëm të uroj
Urime Dobërçanas, nuk do të ndalemi këtu…s’bashku vazhdojmë t’a ndërtojmë vendin !!!