Sot puntori me i vjeter i klubit tone Naser Sylejmani feston 65 vjetorin e lindjes dhe njeherit del ne penzion.
Naseri per 39 vite rresht ishte ne sherbim te klubit bardh e kalter duke mos u shkeputur as edhe ne kohet me te veshtira te klubit, nuk u shkeput as edhe ateher kur nuk isht mire me shendetin sepse nuk e lejonte dashuria e madhe qe kishte per klubin.
Naseri sot po shkon ne penzion por qe vendin e tij te punes do ta trashegoj djali i tij Shpendi. Kete vendim klubi e ka marr ne shenje respekti per kontributin shumvjeqare te Naserit.
Urime penzionimin Naser, qofsh me shendet te plote.
FC DRITA⚪️?