Policia e Kosovës ka raportuar se dje në Prizren janë arrestuar tre persona në dy raste të ndara, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, shkruan Gazeta Sinjali.
Në rastin e parë i cili ka ndodhur rreth orës 17:45 në Prizren, dy nga të arrestuarit, një mashkull dhe një femër, dyshohet se në agjensionin turistik ishin duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.
Tutje policia ka njoftuar se pas kontrolles së bërë janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.
Kurse rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 19:00 në Prizren, ku i arrestuari tjetër, njëjtë si të lartcekurit dyshohet se në një agjension turistik ishte duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.
Policia nga i dyshuari ka konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim.
Me urdhër të prokurorit TRE të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.