Familja 18 anëtarëshe Ilazi nga fshati Debëllde e Vitisë, serrën e shfrytëzon si stallë për lopë.
Kjo për shkak të mungesës së kushteve për të ndërtuar vendin adekuat për to.
Fadil Ilazi ka treguar për gjendjen e rëndë që gjendet familja e tyre.
“I kemi 20 frymë. Kushtet janë shumë të vështira, po e shihni llastikun, por po duhet me i mbajt pa qare, këtu. Kështu i mbajmë lopët që 15 vjet”, tha ai për TV Dukagjini.
Fadili ka thënë se gjatë stinës së dimrit, është shumë vështirë të mbahen bagëtitë në serrë.
Ai ka treguar se kanë aplikuar disa herë për subvencione e grande nga Ministria e Bujqësisë, por nuk kanë gjetur mbështetje.
“Kemi aplikuar 4-5 herë, por nuk na kanë ndihmuar kurrgjë. Në vend se me na ndihmu neve, iu ka ndihmuar atyre që nuk e meritojnë”, shton tutje.
Më tej ka thënë se po t’i kishte kushtet, do ta rriste numrin e bagëtive deri në 50 sosh.
Ndryshe, së fundi dhjetëra zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë u arrestuan nën dyshimin se kanë keqpërdorur qindra mijëra euro të subvencioneve.