Familja Beqiri prej 7 antarësh është larguar në Gjilan të Republikës së Kosovës për një jetë më të mirë, por jeta atje i priti me plotë halle e vështirësi për shkak të mungesës së shtetësies të Republikës së Kosovës, në mes të halleve dhe problemeve më shqetësuesja është kur sëmundja goditi djalin e tyre të vogël Andin 5 vjeqarë i cili vuan nga një sëmundje e rëndë në tru, e prandaj ai as nuk mund të ecë e asë të flasë ku nëna e tij mundohet të i qetsoj dhimbjet.
Televizioni T7 ka vizituar familjen Beqiri nga komuna e Bujanocit e cila jeton në Gjilan, ku ka intervistuar nënen e Andit 5 vjeqarë Afërdita Beqiri e cila në mesë lotësh për T7 ka thënë; “Ma zi se me pa gjithë ditën ratë fëmijën ska, ndonjëher jetë edhe pa barëra sepse nuk kemi të marrura kërka, jetë pa barëra jetë kërkah, te mjeku me qu kanjëher sun pe qoj hiq, djalin e vllaut e bajm e marrem e qojm te mjeku, kerrë tonën skena.”
Halli i familjes 7 antarëshe shtohen kur ata nuk mund ta dërgojn fëmijen e tyre për shërim jashtë vendit, pasi ata posedojn dokomete të gjendjes civile Serbë.
Babai Bastri Beqiri thotë se ju drejtua komunës së Gjilanit dhe Ministrisë të Brendëshme për disa herë që të marrin nënshtetësi Kosovare që të mund ta dërgojn djalin e tyre për shërim jashtë vendit.
Babai i Andit për T7 ka thënë: “Qe 21 vjetë na skena dokomenta të Kosovës, unë kamë pasaportën e Serbies dhe gruaja ka leternjoftimin e Serbies, tash këto neve nuk na vazhdojn në Kosovë, Në Serbi neve na kan hjek pej sistemit kejtë, kan thënë ku jeni tu nejten qaty mundeni me i marr dokomentat”.
E për të i ndihmuar kësaj familje si gjithmonë angazhohet Lëvizja Vatra, organizata e vetëme në Kosovë e cila merret me qështjen e banorëve të Luginës në Kosovë.
Kryetari i Lëvizjes Vatra Kushtrim Kadriu për T7 ka thënë: “Ne kemi analizuar të gjitha rrethanat dhe mundësitë se qfarë mund të bëhet me këtë familje n`kët rastë mundësia e vetëme është dekreti i presidentës e cila duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi për të paisur kët fëmij me pasaportë në procedur të shpejt e me që rastë do ti bëhet zgjidhja për udhëtim jashtë shtetit vendit për shërim.
Familja kërkon ndihmë pasi që aktuale financiare nuk i lejon ata të trajtojn fëmijen jashtë vendit me vetëfinancim, andaj të gjithë ata të cilët dëshirojn të kontribojn për ta ndihmuar familjen Beqiri mund të kontaktojn në këtë numër të telefonit 044 793 367