Familja Bugujevci ka njoftuar se Egzon Bugujevci dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla që humbën jetën tragjikisht, do të varrosen nesër, më 11 tetor, në Pozheran.
Sipas njoftimit mortor të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.
Familja ka shprehur dhimbjen për humbjen e rëndë, ndërsa të afërmit dhe dashamirët janë njoftuar për t’u dhënë lamtumirën e fundit të ndjerëve.










