Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në dhënjen e këtij titulli.”Qytetar Nderi”Prof Ekrem Gjinolli!
Me datë 30 janar të vitin 2020, Kuvendi komunal i qytetit të Gjilanit votoi unanimisht 100%, për të shpallur titullit “Nderi i Qytetit për Ekrem Gjinolli (Post Mortum). Si profesor i qindra gjeneratave, si profesionist i fushës dhe si njeri human, mori këtë vlerësim të rrallë për kontributin e tij në shërbimin
Me punën dhe talentin e vet, ai la gjurmë tek shumë gjenerata, të cilët ia kanë shprehur ngahera mirënjohjen për profesorin e nderuar Ekrem Gjinollin, por kjo mirënjohje institucionale ishte si një gur i çmuar mbi kurorën e sukseseve të njëpasnjëshme profesionale të profesorit. Këtë e shpreh qartazi edhe motivacioni i titullit “Nderi i Qytetit për Ekrem Gjinolli (Post Mortum)
Familja e te ndjerit ka falemderuar Z.Lutfi Hazirin Nënkryetarin e komunes,asambleistet e Kuvendit Komunal të Gjilanit per votimim e tyre dhe inicuesin e ksaj nisme Dr.Xhevat Demirin.
Për ta nderuar Gjinollin me titull “ Nder i Qytetit “( Post Mortum ), është propozuar nga Xhevat Demiri, asambleist i AAK-së në Gjilan Kuvendi komunal i Gjilanit, unanimisht pozitë e opozitë, kanë vendosur që të nderojnë dy figurat me titull “ Nderi i Qytetit”, Ekrem Gjinollin( Post Mortum )
Përndryshe, Xhevat Demiri, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e AAK-së, ishte ai që, në një seancë të kaluar, kishte dhënë propozimin që Ekrem Gjinolli (Post Mortum) të nderohet nga Kuvendi me titullin “Nderi i Qytetit”, pasi , siç ishte shprehur Demiri, personaliteti dhe gjithë karriera e Ekrem Gjinollit ishte e jashtëzakonshme. “E kush nuk fliste me shumë dashuri për të, në Gjilan dhe më gjerë. Kushdo që është pak i informuar, e sidomos studentët e tij dëshmojnë më së miri kulturën dhe traditën e familjes Gjinolli në Gjilan”, kishte thënë tutje Demiri,