Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, i cili dyshohet se e ka porositur vrasjen e saj.
Pas arrestimeve, janë deklaruar nga familja Ademaj. Vëllau i Liridonës, Liridon Ademaj ka thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli.
“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj për Insajderin..Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli.
“I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.