Familja Çoçaj ka hapur dyert për kryeshnosh pasi që familjari i tyre Qerim Çoçaj humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme.
Një numër i madh i qytetarëve shihen duke shkuar në vazhdimësi për të shprehur ngushëllime, njofton Klan Kosova.
Qerim Çoçaj ka humbur jetën dje kur një kamion humbi kontrollin në qendër të Gjilanit, ku për pasojë pati edhe shumë të lënduar e dëme materiale.
Varrimi i të ndjerit është njoftuar se do të bëhet në varrezat e qytetit të Prizrenit, me kohën e namazit të Ikindisë.