Një aksident i rëndë që ndodhi në mes dy veturave ditën e djeshëm në Shtedim të Podujevës, mori jetën e 73 vjeçari.
Automjetet që u aksidentuan mes vete ishin duke garuar me një shpejtësi të madhe.
Ndërsa sot kur edhe u bë varrimi i të ndjerit, Januz Zeka, familja Zeka të cilët humbën familjarin e tij, i falën gjakun familjes Muçiqi nga Podujeva.
Pikërisht në momentin kur po bëhej ceremonia e varrimit të viktimës, J.Z, familja Zeka fali edhe gjakun duke mos lënë kështu hapësirë për ndonjë mosmarrëveshje të mëtutjeshme në mes tyre.
Ndryshe si pasojë e këtij aksidenti të djeshëm pësuan lëndime trupor edhe dy persona të tjerë, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë sot arrestimin e dy shoferëve të cilët po ngisnin veturat garuese./reporteri/