Me bukë e krip e zemër, shqiptaret nga Kosova janë duke pritur qytetarë të shumët nga Shqipëria.
Pas ngjarjes tragjike që preku të martën Shqipërinë, qindra shqiptarë në Durrës, Thumanë e Kurbin kanë mbetur pa kulm me shtëpi.
Mirëpo duar hapur janë treguar shumë qytetarë të Gjilanit, të cilët i kanë ftuar ata të vijnë dhe të strehohen në Gjilan.
Në mëngjesin e të ejtës, një familje nga Shqipëria ka arritur në qytetin e Gjilanit.
E ndihmat humanitare nga kosovarët vazhdojnë të mos ndalen, ku grupe të shumët janë duke grumbulluar gjera elementare për të dërguar familjeve të mbijetuara nga tërmeti.
Thonë: Miku i mirë në ditë t’vështirë. Edhe ne duke ndjerë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat tona nga Shqipëria pas tragjedisë atje, kemi hapur dyert për ta në këto momente të vështira, duke i ofruar bukë, kripë e zemër, e ngrohtësi në familjen tonë.
Nana haxhike pas trishtimit të tyre po mundohet t’ju jep kurajo dhe ngrohtësi shpirtërore familjës së Elvis Kolecit nga Shqipëria!